“Ne që e kemi përjetuar Jugosllavinë nuk dëshirojmë ta përjetojmë edhe njëherë. Edhe atyre që nuk e kanë përjetuar, nuk ua dëshirojmë”, kështu shprehet lideri i Kosovës, Isa Mustafa.
Referuar deklaratave të kryeministrit Rama në Ohër për krijimin e shengenit ballkanik, Mustafa i drejtohet me një mesazh të qartë: “Ne e kemi përjetuar njëherë Jugosllavinë”.
“Ne që e kemi përjetuar Jugosllavinë nuk dëshirojmë ta përjetojmë edhe njëherë. Edhe atyre që nuk e kanë përjetuar, nuk ua dëshirojmë”, – ka thënë Mustafa. “I kam shprehur qendrimet e mia dhe të LDK-së në postimin tim lidhur Mini-sgengenin dhe Mini-jugosllavët”,- tha Mustafa. Gjithashtu më herët kryetari i LDK-së është shprehur i vendosur se nuk e përkrah një mini-shengen ashtu siç nuk e ka përkrahur asnjëherë ndryshimin e kufijve me Serbinë./abcnews.al