Mauro Icardit i ka bërë mirë transferimi te PSG. Sulmuesi argjentinas po shënon rregullisht dhe ka lënë në stol një emër si Edinson Cavani. 26-vjeçarit i mjaftuan 5 minuta aktivizim për të shënuar golin e fitores kundër Brest në ndeshjen e djeshme.
Rrjeta e pestë në kampionat për Icardin, i cili është ngjitur në kuotën e 9 golave sezonalë (5 në kampionat dhe 4 në Champions League). Statistikat e tij janë të frikshme. OptaJean raporton se sulmuesi i njohur ka shënuar gol në çdo 17 prekje të topit.
Icardi e ka prekur 84 herë topin në kampionat dhe ka arritur të shënojë 5 gola. Diçka e tillë konfirmon efikasitetin e bomberit dhe aftësinë e tij për të dërguar në rrjetë pasimet e shokëve. Në kampionatet kryesore të Evropës nuk ka bërë askush më mirë se ai në këtë aspekt, ndërsa PSG është gati të paguajë 70 milionë euro dhe të blejë zyrtarisht kartonin e tij. /abcnews.al