Mijëra hungarezë dynden rrugëve në krah të Orban/ Mesazhet dhe thirrjet e tyre: Jo luftë!

schedule22:18 - 1 Qershor, 2024

schedule 22:18 - 1 Qershor, 2024

BUDAPEST- Një turmë prej dhjetëra mijëra personash u mblodhën në kryeqytetin e Hungarisë në përkrahje të kryeministrit Viktor Orban, një javë përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian.

Bëhet e ditur se mijëra persona kanë marrë pjesë në të ashtuquajturin “Marshi i Paqes” në Budapest për të treguar mbështetjen e tyre për Viktor Orbanin dhe qeverinë hungareze.

“E gjithë bota po kërcen në teh të briskut, lufta mund të shpërthejë në çdo moment. Të gjithë duhet të flasin dhe të qëndrojnë për paqen”, tha një demonstrues.

Mbështetësit e Orbanit marshuan përgjatë lumit Danub në Budapest, duke valëvitur flamuj dhe pankarta ku shkruhej “Jo luftë”.

Orban është udhëheqësi më jetëgjatë në Bashkimin Evropian, pasi ka qenë në pushtet për katërmbëdhjetë vitet e fundit. Ai e ka fokusuar fushatën e tij për luftën në Ukrainë.

Kritikët thonë se thirrjet e tij për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë do të rezultonin që Rusia të jetë në gjendje të mbajë territoret që ka pushtuar.

Në këmbim, Orban i portretizon kundërshtarët e tij si luftënxitës që kërkojnë të përfshijnë Hungarinë drejtpërdrejt në konflikt.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!