Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani tha se Ukraina nuk ka lejen e Italisë për të përdorur armët furnizuara nga Italia për të goditur objektivat në territorin e Federatës Ruse, por mund t’i përdorë ato vetëm “për të zmbrapsur përparimin e forcave ruse dhe për të garantuar lirinë e vendit”. “Armët italiane mund të përdoren vetëm në territorin e Ukrainës për të zmbrapsur forcat ruse dhe për të garantuar lirinë e vendit.
Është një gjë të përdorësh këto armë në territorin e pushtuar, është një gjë të mbrosh Ukrainën, është tjetër gjë të thuash se jemi në luftë me Rusinë”, tha ai.
/abcnews.al