Në kërkim ndërkombëtar, kapet në Rinas 57-vjeçari për llogari të Rusisë

schedule12:52 - 30 Maj, 2024

schedule 12:52 - 30 Maj, 2024

RINAS- Një 57-vjecar në kërkim ndërkombëtar nga Rusia është vënë në pranga teksa po tentonte të hynte në Shqipëri.

Ai u ndalua në pikan kufitare të Rinasit. Gazetari i Abc News, Ervin Leka thotë se identiteti i të ndaluarit është Alexander Bobovnikov.

Ai ishte në kërkim për veprën penale të mashtrimit, ndërsa kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Moskës, atje ku do përballet me akuzat.

Në vitin 2022, Gjykata e Moskës lëshoi një urdhër arresti për qëllime ekstradimi për Bobovnikov, i akuzuar për mashtrim, krim për të cilin rrezikon një dënim deri në 10 vjet burg. Sipas të dhënave, 57-vjeçari ka marrë mbi 18 milionë rubla ruse (afërsisht 200 mijë euro) me anë të mashtrimit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!