Thirrjes për pastrimin e Shqipërisë nuk i janë përgjigjur të gjithë qytetarët. Banorët e zonës Qesarakë në Dajt jo vetëm që nuk morën pjesë në pastrimin e lagjes së tyre, por kanë filluar të hedhin përsëri mbeturina.
Kështu nisi dita e parë e aksionit “Të pastrojmë Shqipërinë që duam”.
Ministri i Turizmit dhe mjedisit Blendi Klosi së bashku me vullnetarët ia pastruan lagjen banorëve të Qesarakës pranë zonës së Dajtit.
Bëri dhe tthirrje që të ndërgjegjësohen për ta mbajtur pastër.
Pak kohë iu është dashur këtyre banorëve që të rikthejnë pamjen para aksionit të pastrimit.
Mbeturinat janë hedhur ngado, buzë rrugëve, por edhe poshtë pallateve.
Ndërkohë që ministria e turizmit dhe mjedisit po pastron cepat e tjerë të shqipërisë I duhet ti rikthehet dhe atyre që ka planifikuar t’i fshijë nga harta e zonave të ndotura. Një prej tyre është kjo zonë jo pak e frekuentuar edhe nga ata që e duan ajrin e pastër dhe sportin.
Duket se aksionin për të pastruar Shqipërinë e kanë kuptuar vetëm ata që veshin dorezat, sepse banorët jo vetëm nuk dinë ta mirëmbajnë, por ajo që bëjnë shumë mirë është ta ndotin ambientin jashtë derës së shtëpisë./abcnews.al
Gazetare e ABC News: Yllka Kamenica