Rama i dha certifikatën e pronësisë/ Vajza e Petro Markos: Do mundohem ta kthej muze, shpirti i babait do të jetë gjithmonë aty

schedule11:11 - 24 Maj, 2024

schedule 11:11 - 24 Maj, 2024

Teksa kryeministri Edi Rama i shpërndua certifikatat e pronësisë shumë familjeve në Himarë, një ndër personat që mori certifikatën e saj, ishte dhe vajza e shkrimtarit të njohur Petro Marko. Ajo e falenderoi Ramën për nderet që i ka bërë familjes së saj dhe që i ka kthyer dinjitetin.

Sakaq, premtoi se do mundohet që ta kthej në muze shtëpinë e të atit, pasi shpirti i tij do të jetë gjithmonë aty.

Gjej rastin me që është hera e parë që takohemi, jo t’ju them faleminderit, por të ju them ju falem ndereve që më keni bërë për familjen time. Më ktheni kthyer shumë dinjitete, jo vetem me këtë por me çdo gjë që keni bërë për familjen e Petro Markos. Jam shumë mirënjohëse që ju takoj dhe desha t’ju them që jam e lumtur që këtë e marrë nga biri i dy prindërve të mrekullueshëm dhe që prindërit e mi i donin dhe i respektonin. Dua të them që babai im nuk do të mund të hyjë në shtëpinë e tij, por shpirti i tij dhe atij do të jetë gjithmonë aty. Unë do mundohem që me ndihmën e Aleks Markos, atë dhoma do ta kthejë në një muze që të jetë gjithmonë aty“, u shpreh ajo./abcnews.al