Projektligji për rritjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve miratohet të enjten e ardhme, në seancën e 17 shtatorit, duke i dhënë fund debatit dhe ngërçit të fundit të krijuar nëpër gjykatat e vendit.
“Projektligji është depozituar brenda afatit të caktuar nga Kushtetuesja dhe do të shqyrtohet me prioritet. Kemi parashikuar shqyrtimin dhe miratimin e këtij projektligji në datën 17 shtator”, tha Balla.
Ndryshimet në projektligj vijnë si reflektim i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që në shkurt vendosi që Kuvendi duhet të miratonte një formulë e re, që u rrit pagat magjistratëve. Në afatin e vendosur nga Kushtetuesja formula duhet të ishte miratuar deri më 31 korrik, ndërsa Balla thotë se afatet janë të respektuara.
“Në demokraci, secili ka këndvështrimin e vet. Jurisprudenca nuk është një shkencë ekzakte, nuk është as matematikë, as fizikë. Në vlerësimin tonë, brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese është depozituar projektligji”, shtoi ai.
Këtë çështje e ka ngritur opozita, por sipas Ballës, ata nuk ndërmorën asnjë hap për ta adresuar.
“Ka pasur një përpjekje për ta përdorur politikisht nga ana e opozitës edhe këtë rast, por diferenca është shumë e qartë: në Kuvend ka 140 deputetë, por vetëm dy deputetë të Partisë Socialiste, në konsultim me kryetarin e grupit dhe me kryesinë e grupit, kanë depozituar një projektligj që, në vlerësimin tim, e adreson vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha më tej Balla.
Ky projektligj për votim kërkon 84 vota, ndërsa opozita ka paralajmëruar votë kundër, me argumentin se nuk është respektuar afati i Kushtetueses. Megjithatë, Taulant Balla, duke mos qenë në vështirësi numrash, kërkoi konsensus për një çështje tjetër po aq të debatueshme, ajo për reformën e re territoriale.
“Të reflektojnë…”

