Një ngjarje kriminale është parandaluar në Vaun e Dejës. Policia ka finalizuar operacionin policor të koduar “Equal” ku ka vënë në pranga dy persona.
Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë, ata u kapën në flagrancë dhe u arrestuan, pasi të gjatë një konflikti të çastit, në një lokal, kanosën njëri-tjetrin, me armë zjarri.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit automatik dhe arma e zjarrit pistoletë, bashkë me sasi municioni luftarak, që posedoheshin pa leje nga këta 2 shtetas./abcnews.al