VLORË- Një konflikt mes dy kushërinjve ka alarmuar policinë e Vlorës. Dy të rinj me lidhje farefisnore janë konfliktuar për motive të dobëta.
Ata janë përfshirë në një sherr fizik duke dhunuar njëri-tjetrin me shkelma dhe grushte.
Policia ka ndërhyrë në kohë duke shoqëruar njërin prej tyre dhe kështu ka parandaluar përshkallëzimin e ngjarjes./ abcnews.al