Zvarritjet tej afateve ligjore të trajtimit të dosjeve të pronave u ka kushtuar vendin e punës tetë punonjësve në hipoteka të ndryshme të vendit. Shkarkimet u bënë të ditura nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Rastet në fjalë u adresuan nga ankesave të qytetarët përmes platformës së bashkëqeverisjes “Shqipëria që Duam”.
Zvarritjet tej afateve ligjore të trajtimit të dosjeve të pronave u kanë kushtuar vendin e punës tetë punonjësve në hipoteka të ndryshme të vendit. Masat e marra ndaj tyre ishin përgjigja e Ministrisë së Drejtësisë për ankesa të bëra nga qytetarët.
Vetëm gjatë muajve tetor – dhjetor të vitit që lamë pas, përmes platformës së bashkëqeverisjes “Shqipëria që Duam”,në adresë të Ministrisë së Drejtësisë, qytetarët kanë shkruar dhe adresuar 277 ankesa. Të cilat janë trajtuar në mënyrë serioze nga strukturat teknike të Ministrisë nga vetë unë si Ministre dhe Kabineti im.
Sipas Gjonajt për 15 ankesa të zgjidhura gjatë muajit dhjetor zvarritjet janë disa vjeçare.
Të vendosur për të goditur shkeljet e ligjit dhe veprimet korruptive, sot kam marrë masat administrative deri në shkarkimin e tyre, për 8 punonjës të zyrave të hipotekave në rrethet: Elbasan, Lushnjë, Fier, Durrës, Tiranë, Pogradec, Korçë dhe Shkodër që kanë pasur në trajtim këto raste.
Ministrja e Drejtësisë ftoi qytetarët që përballen me probleme apo vonesa të pajustifikuara në zyrat e hipotekave apo institucioneve të tjera në varësi të Ministrisë së Drejtësisë qw denoncimet t’i drejtojne përmes platformës “Shqipëriaqëduam.al”./abcnews.al