Kryeministri Edi Rama e cilësoi sekretarin e Jashtëm britanik, David Cameron si një mik të veçantë për Shqipërinë.
Në një deklaratë për shtyp së bashku me Cameron, me të cilin zhvilloi edhe një takim kokë më kokë më herët, kreu i qeverisë tha se është i bindur që do të kthehet sërish në vendin tonë.
“Ditë e posaçme për ne por edhe për mua personalisht sepse kemi një mik të veçantë, një personalitet të njohur të politikës. Një ditë e posaçme pasi jo vetëm kemi një mik nga një vend që është aleat dhe partner i rëndësishëm, Lordin Cameron por edhe në të njëjtën kohë, një mik të posaçëm të këtij rajoni dhe të Shqipërisë që më në fund erdhi në Tiranë pasi e ka marrë ftesën prej disa vitesh dhe tani jam i bindur që do të rikthehet përsëri.”, tha Rama./abcnews.al