Spanjë-Argjentinë do të jetë finalja e Kupës së Botës më 19 korrik. Argjentina besoi deri në fund dhe shënoi golin e përmbysjes me Lautaro Martinez në kohën shtesë.
Anglia eliminohet për herë të tretë radhazi në gjysmëfinale, duke pësuar një tjetër zhgënjim.
Bota bëhet gati për “La Finalissima”, duelin midis kampionëve të Europës dhe atyre të Amerikës Latine.
Gazetari sportiv Fatmir Mneri analizoi ndeshjen mes Argjentinës dhe Anglisë, duke u shprehur se skuadra argjentinase erdhi duke u përmirësuar gjatë lojës, ndërsa arbitri, sipas tij, u tregua më tolerues në minutat e para.
Sipas gazetarit, anglezët e kishin përgatitur ndeshjen në disa aspekte, përfshirë edhe përballimin e provokimeve në fushë.
“Argjentina erdhi duke u rritur më pas. Në fillimin e ndeshjes arbitri u tregua dashamirës, mund të kishte ndëshkuar me karton. Këtu futemi në teorinë e arbitrimit. Ka gjyqtarë të tjerë që japin edhe të kuqe që në minutën e parë.
U tregua më tepër dashamirës, jo vetëm si reaguan anglezët. E kishin përgatitur ndeshjen shumëplanëshe, deri te provokimet. Nëse nuk je mësuar, ka skuadra që janë të këtij stili, Vllaznia, Dinamo. Nëse futen në këtë lloj tregu, bëhen të shëmtuar. Dhe anglezët do të dilnin nga stili i tyre.”



