Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani tha se ishte e papranueshme dhe absurde që Hamas dhe Izraeli, udhëheqësit e të cilëve janë vënë në shënjestër nga prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) të akuzohen për të njejtat krime.
“Është absolutisht e papranueshme që Hamasi dhe Izraeli, liderët e organizatës terroriste që nisën luftën në Gaza duke masakruar civilë të pafajshëm dhe udhëheqësit e qeverisë të zgjedhur nga populli izraelit, të gjykohen njësoj”, tha Tajani.
“Është absurde që prokurori ka bërë këtë paralele. Në asnjë mënyrë nuk mund të imagjinojmë një krahasim të tillë.
Kini kujdes të mos legjitimoni pozicionet anti-izraelite që mund të nxisin antisemitizmin”, shtoi ministri.
Kina, nga ana e saj, tha sot se shpreson që Gjykata Penale Ndërkombëtare të mbajë një qëndrim “objektiv”.
“Shpresojmë që ICC të mbajë një pozicion objektiv dhe të paanshëm dhe të ushtrojë kompetencat e saj në përputhje me ligjin,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Ëang Ëenbin, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund “dënimit kolektiv të popullit palestinez”.
Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan, kërkoi të hënën urdhër-arrest kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe liderëve të Hamasit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera në Rripin e Gazës dhe Izrael.
Partnerët historikë të Izraelit janë të ndarë për këtë çështje. Ndërsa presidenti i SHBA Joe Biden e kritikoi vendimin duke e quajtur “skandaloz” , diplomacia franceze njoftoi në një deklaratë se “mbështet Gjykatën Penale Ndërkombëtare.
/abcnews.al