Frutat e pranverës/ Mjeku alternativ tregon përfitimet për trupin e njeriut: Ja si t’i konsumoni

schedule09:08 - 21 Maj, 2024

schedule 09:08 - 21 Maj, 2024

Herbalisti dhe mjeku alternativ, Irfan Gjeci ka dhënë disa këshilla lidhur me frutat e pranverës dhe mrekullitë që ato bëjnë për trupin e njeriut.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka folur për përfitimet që njerëzit marrin nga qershitë, manat, nespukllat dhe deri te kajsitë.

Gjeci ka këshilluar që këto fruta mund të bëhen dhe komposto, për t’i ruajtur dhe gjatë periudhës së dimrit.

Mani ndihmon shumë dhe për sheqerin në gjak dhe ndihmon shumë dhe për jetëgjatësinë. Kështu që sa më shumë mëna tani që është koha. Ata që e kanë në shtëpi dhe ata që mund ta blejnë në treg mirë është që të përgatisin një pekmez për në dimër. Madje, ka shumë pleq të vjetër që kanë jetuar mbi 100 vjeç dhe mani është sekreti. Fuqia e manit është dhe te gjethet, të cilat ndihmojnë shumë për diabetin, i rekomandoj shumë”.

Qershia ndihmon shumë në pagjumësi, diabet, madje për acidin urik është e mrekullueshme. Për ata që kanë mundësinë, mund ta bëjnë komposto dhe ta mbajnë në frigorifer, pasi do të ishte kurë e mrekullueshme për acidin urik.

Nespullat kanë vlera ushqyese dhe rrisin performancën e trupit”, tha ndër të tjera herbalisti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!