Durrës/ Mbajti peng dy fëmijët e mitur në banesë, burg për Aleks Markun

schedule13:55 - 17 Maj, 2024

schedule 13:55 - 17 Maj, 2024

Është dhënë masa arrest me burg për 40-vjeçarin Aleks Marku. Aleks Marku, akuzohet për tre vepra penale, armëmbajtje pa leje, prishje e rendit të qetësisë publike dhe shkatërrim i pronës.

40-vjeçari u arrestua pas ndërhyrjes së forcave RENEA, pasi mbajti peng dy fëmijët e mitur, në një apartament në Durrës.

Më herët në dëshminë e tij të dhënë për grupin hetimor ka thënë se ka qëlluar me armë pasi dyshonte se do ta sulmonin, personat me të cilat kishte konflikte.

Bashkëshortja e tij gjithashtu tregoi se 40-vjeçari ka qenë në arrest shtëpie në Itali për armëmbajtje pa leje dhe se ishte larguar dhe ishte kthyer në Shqipëri.

Prej një viti kishte blerë një banesë në Lezhë, ndërsa kishte pak kohë që ishte vendosur në Durrës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!