Minnesota fitoi thellë 115-70 në gjysmëfinalen e gjashtë play off ndaj Denver, duke barazuar në 3-3 serinë e takimeve.
Për pasojë, finalistja e parë në Konferencën e Perëndimit do të dalë nga ndeshja e shtatë dhe e fundit.
Ashtu sikurse pritje, Minnesota e shfrytëzoi në maksimum faktorin fushë dhe ndali serinë e 3 fitoreve radhazi të Denver. Madje me një lojë spektakolare, sidomos në mbrojtje, duke mos lejuar rivalët të shënojnë shumë.
Anthony Edwards me 27 pikë ishte shënuesi më i mirë për vendasit, mbështetur edhe nga McDanies me 21 pikë.
Mirë u paraqit edhe stoli, nga ku erdhën 34 pikë. Për Denver, Jokic realizoi 22 pikë, i pambështetur sa duhet nga shokët.
Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale play off
New York – Indiana (3-2)
Boston – Cleveland (4-1)
Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale play off
Denver – Minnesota 70-115 (3-3)
Oklahoma – Dallas (2-3)/ h.ll/abcnews.al