Reali i Madrid argëtohet në “Santiago Bernabeu” në ndeshjen e javës së 36-të përballë Alavesit, që e mposhti me rezultatin e thellë 5-0.
Tashmë të shpallur matematikisht prej javësh kampionë të La Ligas dhe finalist të Championsit, “Los Blancos” nuk po e heqin këmbën nga gazi në kampionat, duke “shtypur” me prepotencë çdo kundërshtar që i del përpara.
Spikati Jude Bellingham si autor i golit të parë dhe i dy asisteve, por edhe Vinicius, që realizoi dy herë./ h.ll/abcnews.al