Trajneri i Juventus-it, Massimiliano Allegri zbuloi për mediet në prag të ndeshjes ndaj Salernitana-s se në këtë takim ekipit të tij do i mungojnë dy lojtarë.
Italiani deklaroi se Chiesa dhe Yildiz janë të sëmurë dhe nuk janë në gjendje që të luajnë, por më tej shtoi se përtej këtyre mungesave Juve do të zbresë në fushë me formacionin më të mirë këtë të dielë.
“Nesër formacioni më i mirë do të dalë në fushë për të luajtur kundër Salernitana-s. Pastaj pas Salernitana-s do të mendojmë për Atalanta-n. Ne kemi Alex Sandro, De Sciglio dhe Danilo jashtë në takimin e parë, megjithatë dy prej tyre duhet të kthehen kundër Atalanta-s.
Chiesa dhe Yildiz janë prekur nga një virus, madje Yildiz kishte humbur disa kilogramë. Këtë mëngjes Federico ishte në stërvitje, por jo në gjendjen e tij më të mirë. Unë do të vlerësoj kushtet e tij nesër në mëngjes. Në varësi të mënyrës se si do të jetë skuadra, unë do të vendos për formacionin”, deklaroi Allegri./h.ll/abcnews.al