SHBA na “mbledh rripat” sërish/ Komisioni anti-korrupsion, Ambasada: Nxitim, palët të marrin pjesë

schedule15:15 - 8 Maj, 2024

schedule 15:15 - 8 Maj, 2024

Ambasada e Shteteve te Bashkuara në Tiranë i jep dritën jeshile propozimit të Partisë Socialiste për një komision të posaçëm anti-korrupsion. Në një reagim për mediat, ambasada thotë se mbështet çdo nismë që synon të çojë para përpjekjet për një qeverisje të mirë, luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit.

Edhe këtë herë SHBA janë promotorë të bashkimit të të gjitha forcave politike në një angazhim të përbashkët për reforma të mëdha në shërbim të vendit. Në reagimin e saj ambasada amerikane thekson se nxit pjesëmarrjen e të gjitha palëve në këtë proces dhe shton se po pret me kënaqësi rezultatet e para nga një proces transparent dhe bashkëpunues.

“Shtetet e Bashkuara përgëzojnë përpjekjet që bazohen në suksesin e reformave të mëparshme ndërkohë që bëjnë bashkë grupe politike, shoqërinë civile, biznesin dhe të tjerë për të çuar përpara reformat kritike që janë të nevojshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE”-thuhet ne reagimin e amerikaneve

Në një ftesë drejtuar opozitës ne emër të maxhorancës, kryeministri Rama kërkoi bashkëpunim me qëllim thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!