Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Fox News”: Sipas të gjitha sondazheve, Biden po humb zgjedhjet

schedule13:59 - 8 Maj, 2024

schedule 13:59 - 8 Maj, 2024

Presidenti amerikan Joe Biden po humbet në të gjitha sondazhet e opinionit publik, sipas “Fox News”.

SHBA po kalon një nga periudhat më të vështira inflacioniste në histori, ndaj popullit e ka humbur besimin te presidenti aktual, sipas rrjetit televiziv amerikan.

Sipas sondazhit të Rasmunsen, Biden pas Trump me shifra dyshifrore.

Ndërsa, sipas analistëve, vonesa e Biden nuk është vetëm rezultat i dyshimeve për aftësitë e tij fizike dhe mendore.

Votuesit i besojnë Donald Trumpit me një diferencë prej tetë pikësh kur bëhet fjalë për ligjin, rendin, krimin dhe sigurinë, sipas sondazhit të fundit të ABC.

Trump u rrit me 17 pikë për imigracionin, shtatë pikë për pozicionin e Amerikës në botë dhe 14 pikë për inflacionin dhe ekonominë. Një tjetër sondazh i Gallup zbuloi se besimi i amerikanëve në udhëheqjen ekonomike të Biden është në nivelin më të ulët historik. Amerikanët aktualisht po përjetojnë një nga periudhat më të dhimbshme të inflacionit në histori./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!