Minnesota Timberwolves ka marrë fitoren e dytë në serinë gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore në Play-Off të NBA.
Timberwolves ka marrë një fitore të thellë në transfertë me 26 pikë diferencë 106-80.
Anthony Edwards dhe Karl-Anthony Towns shënuan secili nga 27 pikë për t’i dhënë fitoren e dytë dhe epërsinë e madhe 2-0 skuadrës së tyre.
Në anën tjetër, Nikola Jokic e mbylli ndeshjen me 16 pikë, 16 kërcime dhe 8 asistime, ndërsa Aaron Gordon shënoi 20 pikë për vendasit, por që nuk mjaftuan për ta shmangur humbjen.
Dy ndeshjet e ardhshme luhen në Minneapolis dhe Minesota do të ketë shansin për të kryer këtë seri nëse i fitojnë dy ndeshjet dhe të shkojnë në finale të Konferencës së Perëndimit.
Mbrëmë u zhvillua ndeshja e parë e serisë së raundit të dytë të Konferencës Lindore mes New York Knicks dhe Indiana Pacers, ku vendasit fituan 121-117.
New York u drejtua drejt fitores nga ylli i tyre Jalen Brunson me plot 43 pikë, ndërsa në krahun tjetër më i mirë se të tjerët ishte Myles Turner me 23 pikë. Tani Knicks janë në epërsi 1-0 ndaj Pacers./h.ll/abcnews.al