TIRANË- Kryeministri Edi Rama, me një shënim në Facebook thotë se paraditen e së martës do t’u adresohet live socialistëve, por dhe qytetarëve shqiptarë, për të prezantuar “Nismën e re Kombëtare Shqipëria 2030”.
Shefi i qeverisë thotë se fokusi i bisedës së tij, e cila do fillojë në orën 10:00 (e martë) do jetë tek qeverisja, ligji dhe goditja e korrupsionit.
“Nesër 10:00 LIVE TV: Partia Socialiste, Qeverisja, Ligji, Korrupsioni dhe një Nismë e Re Kombëtare për “SHQIPËRINË2030″. Adresim për Grupin Parlamentar dhe Kabinetin Qeveritar”, shkruan Rama, ndëra mban veshur një uniformë të Forcave të Armatosura./ abcnews.al