Rrëfehet Zana Shuteriqi: Babai im, Dhimitër Shuteriqi dhe pianistja Margarita Kristidhi më këshilluan të ndiqja muzikën

schedule10:27 - 3 Maj, 2024

schedule 10:27 - 3 Maj, 2024

Muzikologia Zana Shuteriqi, vajza e Dhimitër Shuteriqi ka bërë një rrëfim për jetën dhe karrierën e saj në emisionin “Pas Mesnate”.

Ajo është kthyer pas në kohë dhe ka kujtuar fëmijërinë e saj, kur nisi studimet në Liceu Artistik, duke e cilësuar një realtitet krej tjetër nga ai që është sot.

Sakaq, Zana shprehu mirënjohjen e saj ndaj babait dhe pianistes Margarita Kristidhi, të cilët e ndihmuan të merret me muzikë.

Babait tim i jam mirënjohëse se arriti të kuptojë te unë që diçka nuk shkon, bashkë me pedagogen time Margarita Kristidhi. Ajo nuk ndikua nga posti im dhe i tha që Zana do të ishte mirë të vazhdonte në fushën e studimeve se do ta përballonte shumë mirë. Kaq iu desh tim ati të kuptonte që unë do të isha ajo që ai të pretendonte. Ai kishte merak që një nga fëmijët të merrej me muzikë dhe ky shans më ra mua.

Fëmijëria ime ka qene e bukur dhe na mësojë shumë. Sot jetojmë në një realitet ku Tirana është bërë një qytet shumë të madh dhe ka popullsi të ardhur të vjetër dhe të re, por në realitetin shoqëror ka një frymë diskriminimi. Në kohën time kjo nuk ndodhte. Në Liceun Artistik kur kam nisur klasën e parë, treçereku ishte nga fëmijë që vinin nga Shtëpia e Fëmijëve, ose nga familje të varfra nëpër rrethe dhe nga Tirana ishim nja 4-5 vetë, kishim romë në përbërje po ne u bëmë shokë dhe shoqe. Jetojmë në kohë moderne, por nuk jemi kaq modernë”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!