VIDEO/ Bëhet tiramisuja më e madhe në botë, hyn në librin e Rekordeve Guinness

schedule15:28 - 2 Maj, 2024

schedule 15:28 - 2 Maj, 2024

Një restorant italian në Londër bëri tiramisunë më të madhe në botë.

Ekipi në restorantin “Luci” në Covent Garden të Londrës kaloi gjithë ditën duke bërë tiramisunë më të madhe në botë. Dhe kur e “ndërtuan”, e matën dhe ishte dy metra e lartë, kështu që hyri në librin e rekordeve Guinness.

Stafi i restorantit e quajti me dashuri “Torremisu” (vjen nga fjala italiane “torre”, që do të thotë kullë) dhe kjo ëmbëlsirë gjigante është bërë nga të gjithë përbërësit klasikë që zakonisht përdoreen në tiramisu dhe është plotësisht e ngrënshme.

U deshën pesë orë për të qenë gati, por edhe 24 orë për të përgatitur të gjithë përbërësit.

“Torremisu” u bë aq hit saqë ekipi bëri një tjetër kopje pak ditë më vonë dhe atë ditë të gjithë ata që hanin në këtë restorant u godisnin një tiramisu falas./abcnews.al