Në kampusin e Universitetit të Kalifornisë (UCLA), shpërthyen përleshjet mes demonstruesve pro-palestinezë dhe pro-izraelitë. Gazeta studentore “Daily Bruin” raportoi se mbështetësit e Izraelit u përpoqën të prishnin protestat pro-palestineze në kampus.
Protestuesit pro-palestinezë kishin ngritur barrikada, të cilat më pas të tjerët u përpoqën t’i rrëzonin. Përpara se policia të mbërrinte, një grup po godite me shkelma një person të shtrirë në tokë.
Nuk dihet se sa persona janë lënduar.
Të martën, policia arrestoi dhjetëra demonstrues pro-palestinezë të ngujuar në kampusin e Universitetit të Kolumbias.
/abcnews.al