Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar këtë të mërkurë në Shkodër.
Sipas informacioneve të policisë, shtetasi Pllumb Lohja akuzohet për veprën penale të kultivimit të lëndëve narkotike.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasi ,38 vjeç (i cili u arrestua gjatë operacionit, më datë 28.03.2024), në fshatin Luarz, Velipojë, kishin mbjellë në kubikë, fara dhe fidanë cannabis, me qëllim kultivimin në tokë. Gjatë operacionit, në këtë fshat, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 37 336 kubikë me fara dhe fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, 1 automjet, 1 traktor dhe sende që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e bpolicisë. /abcneës.al

