“Rrugëtimin për Shqipërinë” Lulzim Basha e vazhdoi këtë të mërkurë në Shkodër, nga ku tha se informacionet për kryebashkiakët e inkriminuar, Partisë Demokratike i kishin ardhur nga socialistët.
Stacioni i radhës i “Rrugëtimit të Lulzim Bashës për Shqipërinë” ishte Shkodra. Bashkëbisedimi me të rinjtë nuk ishte një tufë lavdesh nga kryedemokratit.
Përgjigjet u paraprinë me kruajtje koke.
Në bashkinë e vetme që drejtojnë demokratët, për shkak se fituesi socialist iku për shkak të dekriminalizimit, Basha zbuloi se ku i gjen opozita informacionet mbi të shkuarët e errët të kryebashkiakëve.
Kryedemokrati thotë se kjo do të jetë diferenca e qeverisjes së tij.
Basha shpalosi programin e tij qeverisës, me ulje shpenzimesh për studentët dhe rritje të pagës minimale, si dhe të pagave të infermierëve. /abcnews.al