Federico Valverde, doli në konferencën për mediat krah trajnerit Carlo Ancelotti në prag të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions League të Real Madrid-it ndaj Bayern Munich.
Mesfushori theksoi se madrilenët po kalojnë një moment shumë të mirë, ndërsa shtoi se të luash për atë skuadër është një përvojë shumë e mirë.
“Jam i lumtur se si ka qenë ky vit për mua, po argëtohem duke luajtur shumë minuta si titullar, po argëtohem në maksimum. Të konkurrosh për Real Madridin është gjëja më e mirë që mund të provojë një futbollist. Po përfitoj sa më shumë, kemi një moment pozitiv”, deklaroi Valverde./ h.ll/abcnews.al