Jorgo Goro mbetet në qeli/ Apeli nuk ndryshon masën e sigurisë për kreun e Bashkisë Himarë

schedule14:39 - 30 Prill, 2024

schedule 14:39 - 30 Prill, 2024

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Jorgo Goron.

Ish-kryebashkiaku i Himarës u arrestua për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim në lidhje me tjetërsimin e një sipërfaqe tokë, që gjendet në fshatin Gjileke në Dhërmi.

Sipas SPAK, Goro në cilësinë e kryetarit të bashkisë Himarë pa bërë asnjë verifikim konkret sipas detyrimeve ligjore, kanë përcjellë pranë organeve kompetente dokumente tërësisht të falsifikuara duke bërë të mundur më pas regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore në pronësi shtet, në favor të subjektit privat.

Po ashtu, sipas SPAK Goro ka realizuar me veprime konkrete zhvendosjen faktike në terren të një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5080 m2, duke ia mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit.

/abcnews.al/