Disiplina | Gjobë për Teutën, Vllaznia merr dy dënime!

schedule17:59 - 6 Nëntor, 2019

schedule 17:59 - 6 Nëntor, 2019

Sot janë publikuar vendimet e Komisionit të Disiplinës, ku në Superiore, janë dënuar dy skuadra dhe një trajner. Teuta është dënuar me gjobë 50000 mijë lekë për shkak të sjelljeve të gabuara të tifozëve në stadium, ndërsa Vllaznia, është dënuar me dy ndeshje të mbylljeve të disa tribunave, për shkak të sjelljeve të tifozëve në takimin kundër Bylisit.

Gjithashtu, edhe trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, është dënuar me dy ndeshje pezullim, pasi protestoi ashpër ndaj zyrtarëve të takimit. Më posht, janë dhe tre vendimet e Komisionit të Disiplinës për Kategorinë Superiore./abcnews.al

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

KF Teuta për sjellje te gabuar te spektatoreve në bazë të nenit 65/4/a të KDS dënohet me gjobe ne masën 50.000 Leke.

KF Vllaznia per sjellje te gabuar te spektatoreve duke hedhur sende brenda rrethimit te fushës, ne baze te Nenit 65/3/c dhe Nenit 10/1/j të KDS urdhërohet te mbylle pjesërisht stadiumin “Loro Boriçi” Shkodër përkatësisht sektorin A, B dhe VIP për 2(dy) ndeshje.

Trajneri i KF Vllaznia Mirsad Jonuz për protestë me ndaj vendimeve të arbitrit, në baze te Nenit 55/2 të KDS dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet futbollistike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!