Rastësisht apo jo një ndër problemet e prezantuara si të zgjidhura nga platforma e bashkëqeverisjes ishte e ajo e një qytetari me kadastrën e Durrësit.
“Na preke në plagë të hapura, që është Kadastra e Durrësit”.
Nuk e la me kaq kryeministri Rama fjalën e tij duke i kujtuar grupit që e ka emërtuar Kap ctë kapësh se një ligj special do të jetë fundi i tyre.
“Shumë nga ‘xhakajdurët’ që janë në sistem dhe që e dinë vetë që nuk e kalojën filtrin e vettingut janë lëshuar KÇK.
Po bëhemi gati që paralelisht me një ligj special për ta çuar luftën krimit të organizuar në një nivel të lartë, ne do të çojmë në Parlament masa speciale ndaj anëtarëve të KÇK. Herët se vonë do të shihen në praktikë rezultatet e një ofensive frontale që qeveria do të ndërmarrë qoftë ndaj krimit të organizuar, qoftë ndaj KÇK”
Ky ligj do të jetë shërim edhe për plagën e hapur të kreut të qeverisë, kadastrën e Durrësit, e jo vetëm. Akoma më i ashpër duket ndaj atyre që i përdorin zonat turistike për të të pastruar paratë e pista.
“Ligji special do të shërojë edhe kadastrën e Durrësit. Edhe Kadastrat e tjera. Sidomos në zonat që kanë interes zhvillimi aty ku krimi i organizuar përpiqet të shpërlajë parat e pista por nuk do ti gëzojnë”.
Një parlajmarim të ngjashëm kryeministri Edi Rama e ka dhënë edhe për prokurorin Arjan Ndoj duke e akuzuar se punon për bandat. /abcnews.al