Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Sot jam shumë krenar për PS”, Rama: Të mos humbim fokusin drejt BE-së, askush tjetër s’e mban dot këtë përgjegjësi!

schedule12:28 - 14 Nëntor, 2026

schedule 12:28 - 14 Nëntor, 2026

Kryesocialisti Edi Rama u ka kërkuar strukturave të Partisë Socialiste të mos e humbasin fokusin nga objektivat madhorë dhe procesi i integrimit europian, pavarësisht zhvillimeve të fundit që mund të kenë lënduar imazhin e partisë.

Duke u shprehur krenar për forcën politike që drejton, Rama theksoi se PS-ja është e vetmja parti që punon me ritëm të lartë dhe me “kronometër” për të përmbushur detyrat e përditshme që kërkon Brukseli. Sipas kreut të qeverisë, askush tjetër në skenën politike nuk ka kapacitetin dhe përgjegjësinë për ta çuar vendin në drejtimin e duhur, ndaj socialistët e kanë të ndaluar të ndalen.

“Tani dua ta them edhe këtë, për PS sepse besoj është shumë e rëndësishme të mos humbim këtë fokus ndërkohë që kemi gjithë arsyet për tu mërzitur, kur gjëra të caktuara e lëndojnë imazhin e PS. Unë dua t’u them që sot jamë shumë krenar për këtë parti.



Jam shumë krenar për këtë parti se pa këtë parti ai togfjalësh nuk do ishte shkruar. Sepse ajo që nuk duan të kuptojnë ata që bëjnë sikur, kur unë them se ne e kemi të ndaluar ta mendojmë se mund të ndalemi, sepse jemi një forcë e vetme këtu në këtë vend që funksionon me kronometër të tjerët me kilometra në rastin më të mirë, cdo ditë duhet të përmbushim detyra, për të cuar në Bruksel të gjitha ato që kërkohet.

Jam krenar për këtë parti. Të zhytur këtu në këtë vorbullën tonë, ne rrezikojmë të humbim sensin e perspektivës që e kemi të thjeshtë. Në atë vendin tjetër ku ndodhi përmbysja, Brukseli kishte lënë gjëra të shkruara prej kohësh.

Këtu sot cdo gjë shkon në drejtimin e duhur. Nuk do të thotë se nuk ka probleme, por kemi detyrë të kujdesemi për beben cdo ditë nga uji i pistë, Askush s’e mban dot këtë përgjegjësi. Askush, asnjë forcë politike. Njëri më daulle se tjetri”, u shpreh Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!