Shpërthimi në Fier, për çfarë akuzohet 62 vjeçari?

schedule12:19 - 6 Nëntor, 2019

schedule 12:19 - 6 Nëntor, 2019

 Një ditë pas shpërthimit në Portëz të Fierit është arrestuar pronari i pikës se gazit. Ai akuzohet për shkelje të rregullave në pune. Policia e Fierit ka arrestuar pronarin e shpërndarjes së gazit ku ndodhi shpërthimi një ditë më parë.

62 vjeçari akuzohet për shkelje të rregullave të sigurisë në punë. Shpërthimi i fuqishëm në Portëz mendohet se ka ardhur si pasojë e tejnxehjes së elektromotorrit. Ky i fundit shërben për vënien në punë të pompës që përcjell gazin nga depozitat me gaz, në autobotë.

Nga shpërthimi nuk pati të lënduar por u dëmtuan banesat dhe bizneset përreth zonës ku ndodhen depozitat me gaz. Shpërthimi u dëgjua deri në qytetin e Fierit. Fillimisht zjarri ra në sistemin e shpërndarjes.

Pas 30 minutash ndodhi shpërthimi në një nga depozitat. Situata u menaxhua nga vetë punonjësit e stacionit të gazit. Zjarrfikësit u njoftuan pasi ndodhi shpërthimi çka lë të paqartë nëse incidenti do ishte shmangur po të lejohej ndërhyrja e zjarrfikësve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!