Këta punonjës nga India e largët gjenden në Vlorë prej gati dy vitesh.
Janë punësuar në një kompani që merret me prodhimin e pjesëve të ndryshme metalike.
Edhe pse me familjen larg thone se në qytetin bregdetar ndihen mirë jo vetëm më kushtet e punës dhe pagat që i cilësojnë të kënaqshme por edhe me mikpritjen e njerezve.
Në Shqipëri krahasuar me shtetet e tjera thonë se kanë më pak shpenzime.
Ndër indianët që gjenden në Vlorë ka nga ata që shpresojnë të krijojnë familje dhe të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri.
Në Vlorë janë të shumta sipërmarrjet që në mungesë të punonjësve shqiptare po i plotësojnë stafet e tyre me të huaj. Sipas të dhënave rezulton se në vendin tonë numri i punonjësve të huaj është afro 15 mijë./abcnews.al