Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bojkotimi i referendumit nga serbët, ambasada e SHBA shpreh keqardhje për pjesëmarrjen e ulët në votime

schedule21:36 - 21 Prill, 2024

schedule 21:36 - 21 Prill, 2024

Ambasada e SHBA në Prishtinë ka shprehur keqardhje për qytetarët serbë që nuk morën pjesë në votimin për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në katër komunat në veri të vendit.

Në një prononcim për Kosovapress, ambasada specifikon thirrjen e vendeve të QUINT-it dhe BE-së ndaj Listës Serbe për të rishikuar vendimin për të mos marrë pjesë në këtë proces për katër komunat me shumicë serbe.

Më tej në reagim thuhet se kryetarët aktualë mbesin në detyrë, siç e parasheh korniza ligjore e republikës së Kosovës, për shkak të pjesëmarrjes jashtëzakonisht të ulët në votime.



“Ne mbështesim demokracinë e larmishme, gjithëpërfshirëse, multietnike të Kosovës dhe zgjedhjet e lira, të drejta dhe legjitime që e mbështesin atë. Në përputhje me kërkesat e saj ligjore, Kosova mbajti një votim për tërheqjen e kryetarëve të komunave më 21 prill në katër komunat në veri të Kosovës. Siç kanë thënë vazhdimisht ambasadori Hovenier dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë amerikane, ne besojmë se është e rëndësishme që qytetarët e Kosovës të kenë aftësinë për të ushtruar të drejtën e tyre për të tërhequr zyrtarët e zgjedhur në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës, nëse ata vendosin ta bëjnë këtë.

Na vjen keq që ata nuk e bënë një gjë të tillë dhe për këtë arsye nuk i shfrytëzuan plotësisht mjetet demokratike në dispozicion të tyre sipas ligjit kosovar për të avancuar demokracinë efektive dhe përfaqësuese. Pjesëmarrja demokratike ndihmon për t’u siguruar që udhëheqësit janë përfaqësues të popullatave të cilave u shërbejnë. Votimi është një liri kritike e shoqërive demokratike.
Ne kuptojmë nga ekipet ndërkombëtare të vëzhgimit se ka pasur pjesëmarrje jashtëzakonisht të ulët të votuesve. Prandaj nuk ka asnjë vendim nga votuesit për të tërhequr kryetarët e komunave. Kryetarët e komunave në vend u zgjodhën dhe mbeten në vend, sipas kornizës ligjore të Kosovës”, tha një zëdhënës për Kosovapress./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!