Lidhja e veçantë me Klopp, Mane: Si baba për ne, e duam dhe e kemi frikë!

schedule17:33 - 5 Nëntor, 2019

schedule 17:33 - 5 Nëntor, 2019

Sadio Mane po kalon momentin më të mirë në karrierë. Sulmuesi i Liverpoolit ka shënuar 10 gola dhe numëron 5 asiste për shokët e skuadrës deri në këtë fazë të sezonit në të gjithë kompeticionet.

Senegalezi ka dhënë një prononcim për France Football. Elozhet për Jurgen Klopp nuk mungojnë dhe Mane tregon lidhjen e veçantë me trajnerin gjerman.

Sekreti i tij është fakti që sillet si një baba me të gjithë ne. Të gjithë e duam, por edhe e kemi frikë. Jurgen zë një hapësirë të madhe në jetën time, jo vetëm në aspektin e futbollit. Ai është një person fantastik, i besoj verbërisht dhe besoj se kështu është edhe për lojtarët e tjerë“, thekson ylli i kampionëve të Evropës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!