Reshjet e fuqishme në Gjirokastër, dëme të mëdha në banesa dhe në biznese

schedule17:35 - 5 Nëntor, 2019

schedule 17:35 - 5 Nëntor, 2019

Reshjet e fundit në Gjirokastër kanë shkaktuar dëme të mëdha në biznese dhe në banesa. Sipas zyrtarëve të Bashkisë, shkak për këtë situatë janë bërë ndërtimet pa kriter që kanë bllokuar kanalizimet dhe kanë nxjerrë jashtë funksionit urat.

Pas reshjeve të fuqishme në Gjirokastër, inertet kanë zaptuar shtëpi e biznese në pikën e Viroit.

Spas së kreut të Agjensisë së Shërbimeve publike Ylli Muho në këtë zone janë shumë probleme dhe shkaku kryesor është dora e njeriut.

Kjo për shkak se janë ngritur objekte pa kriter, por prej vitesh është hequr dorë dhe prej pyllëzimit.

Po sipas tij janë jashtë funksionit të gjitha urat, kanalizimet dhe tumbinot.

Nga anat tjetër banorët dhe bizneset që operojnë në këtë zonë ndihen të pa shpresë. Ata tregojnë se janë detyruar të bëjnë roje gjithë natën për shkak se nga moti i keq mund të pritej gjithçka.

Reshjet e ditëve të fundit që përfshinë vendin shkaktuan shumë probleme  në Gjirokastër.

Pikat më problematika ishin Përroi i Çullos i cili nxorri  inerte në rrugë duke e bërë tepër të vështirë kalimin e mjeteve.

Edhe në Lazarat nga prurjet e shumta doli nga shtrati përroi i Pllashnjës duke rrezikuar 55 familjet e lagjes Lenxat.

Probleme pati edhe nga përroi i Sopotit. Por me ndërhyrjen e emergjencave cilvile situata u vu nën kontroll. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!