Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka publikuar në rrjetet e tij sociale, pamje nga protesta e kësaj të enjteje para parlamentit.
“Qëllimet ogurzeza t’i harroni!”, shkruan Lamallari bashkëngjitur videos, ku shihet një prej protestuesve që plagoset nga një tjetër protestues në tubim.
“Ata që dje sokëllinin për skenarë gjakatarë të thikave me helm dhe çadrave pistoletë, pasi vranë me pushkët e shtetit në ditën për diell qytetarë të pafajshëm, sot vënë kujën në Kuvend, pasi kanë fshehur dorën e gurëve që hidhen pas shpinës së vetë protestuesve.
I njëjti soj politikanësh pa din e iman, që në dëshpërim të thellë nga braktisja masive që u kanë bërë shqiptarët gënjejnë veten se mund të mbajnë peng me molotovarë dje e kapuçzinj sot, të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Nuk ka kthim pas!” shkruan ai.



