Sondazh

 

VIDEO/ Flakët përfshijnë pyjet në Andon Poçi dhe Hundkuq, angazhohen të gjitha forcat zjarrfikëse

schedule22:32 - 19 Korrik, 2026

schedule 22:32 - 19 Korrik, 2026

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme pyjet në fshatrat Andon Poçi dhe Hundkuq, në Bashkinë Gjirokastër.

Sipas të dhënave, zjarri ka rënë rreth orës 21:30, duke detyruar forcat zjarrfikëse të Gjirokastrës të nisen menjëherë drejt vendngjarjes.

Flakët janë përhapur në dy vatra të ndryshme, të lokalizuara në dy kodra, ndërsa ndërhyrja me automjete zjarrfikëse është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë.



Për shkak të sipërfaqes së konsiderueshme të përfshirë nga zjarri, situata është vlerësuar serioze, ndaj janë angazhuar të gjitha forcat e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit.

Aktualisht, efektivët zjarrfikës po punojnë intensivisht për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me synim parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt zonave të banuara, të cilat sipas të dhënave nuk janë në rrezik.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!