Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj për zëvendësimin e masës së sigurisë arrest në burg.
Beqaj kishte kërkuar zëvëdësimin e arrestit me burg me një masë më te butë sigurie ndërsa ofroi dhe garanci pasurore prej 2 000 000 lekë ose në një shumë tjetër që
gjykata e çmon proporcionale.
Vendimi u dha nga gjyqtarja Miliana Muça e cila la në fuqi vendimin e shkallës së parë.



