Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Motori përplaset me kamionin në Gjirokastër-Kakavijë/ Plagoset 34-vjeçari, transportohet me helikopter drejt Tiranës

schedule18:41 - 12 Korrik, 2026

schedule 18:41 - 12 Korrik, 2026

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, ku një motomjet është përplasur me një kamion.

Drejtuesi i motorit, një 34-vjeçar grek ka mbetur i plagosur. Si pasojë është dëmtuar 34-vjeçari, i cili është transportohet me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar dhe momentalisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se aksidenti ka ndodhur pasi motori ka hyrë në korsinë ku po qarkullonte mjeti i rëndë, duke shkaktuar përplasjen.



Drejtuesi i automjetit tip kamion, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!