Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Paralajmërim për mot të keq në Vlorë të premten, autoritetet apelojnë për kujdes

schedule16:10 - 23 Korrik, 2026

schedule 16:10 - 23 Korrik, 2026

Bashkia Vlorë ka njoftuar se, sipas parashikimeve meteorologjike, gjatë ditës së premte territori mund të përfshihet nga fenomene të pazakonta atmosferike.

Parashikohet që moti të shoqërohet me reshje intensive shiu, stuhi lokale dhe erë të fortë, çka mund të krijojë situata me rrezik për qytetarët dhe vizitorët.

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë intervaleve me mot të përkeqësuar, të mos qëndrojnë pranë pemëve apo strukturave të pasigurta dhe të tregojnë kujdes të shtuar në zonat bregdetare, plazhe dhe në det.



Njëkohësisht, Bashkia Vlorë apelon që të mos ndizet zjarr në ambiente të hapura, pyje, kullota apo pranë bimësisë së thatë. Sipas autoriteteve, temperaturat e larta dhe era favorizojnë përhapjen e shpejtë të flakëve, duke rritur rrezikun për jetën e njerëzve, pronën dhe mjedisin.

Autoritetet u kërkojnë qytetarëve të ndjekin njoftimet zyrtare dhe të respektojnë masat e sigurisë deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

1.Është ndaluar pajisja me leje-nisje për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit që synojnë të operojnë jashtë gjirit të Vlorës, në det të hapur dhe zonën Dhërmi–Himarë, gjatë periudhës së mësipërme.
2.Mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit brenda gjirit të Vlorës duhet të marrin në konsideratë kushtet e përkeqësuara dhe të veprojnë me kujdes të shtuar.
3.Subjektet dhe institucionet që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë kërkohet të bashkëpunojnë për marrjen e masave të nevojshme, duke siguruar mjetet në port dhe duke rritur gatishmërinë e ekuipazheve.
4.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.
5.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit pritet pas orës 06:00 të datës 25.07.2026.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!