Juventus mendon për mesfushën, “Zonja e Vjetër” për “pazar” në La Liga

schedule08:36 - 19 Prill, 2024

schedule 08:36 - 19 Prill, 2024

Drejtuesit e Juventus vijojnë punën për plotësimin e organikës së skuadrës në sezonin e ardhshëm, ku padyshim fokusi kryesor mbetet reparti i mesfushës duke qenë se aty pritet të ketë disa lëvizje, teksa nuk përjashtohet largimi i një “lideri” të vërtetës, si “shtatlarti” francez, Adrien Rabiot.

Sipas raportimeve më të fundit, të mediave italiane, dy emrat e fundit në listën e “Zonjës së Vjetër” vijnë nga “Baskët” e Real Sociedad, e më konkretisht spanjollët, Mikel Merino e Martin Zubimendi, me këtë të fundit është edhe në “orbitën” e Milan teksa vlerësohet nga “Baskët” me një shifër që varion deri në 60 milionë euro, teksa nuk duhet harruar se është një nga lojtarët kryesorë të Real Sociedad dhe në këtë sezon është aktivizuar në 44 ndeshje.

Ndërkohë, edhe statistikat e Merino janë mbresëlënëse me 27-vjeçarin që numëron 35 paraqitje me Real Sociedad në këtë sezon duke shënuar edhe gjashtë gola dhe tanimë, Juventus po studion situatën dhe në ditët e ardhshme mund të ketë edhe një çelje të bisedimeve me kolegët spanjollë për të kuptuar më qartë qëndrimin e baskëve për dyshen e mesfushës. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!