Mirushi, nderi i Durrësit/ Aktorit të njohur i jepet titulli ‘Qytetar Nderi, pas vdekjes

schedule15:34 - 18 Prill, 2024

schedule 15:34 - 18 Prill, 2024

Në përvjetorin e lindjes, bashkia durrës ka nderuar pas vdekjes aktorin Mirush Kabashi, duke akorduar titullin “qytetar nderi”.

“Arti e bën të pavdekshëm Mirush Kabashin” tha kryetarja e bashkisë Emirjana Sako teksa i dorëzoi titullin vajzës së aktorit të njohur të teatrit dhe kinematografisë.

E bija, Mendi Kabashi, me emocione veçoi lidhjen e aktorit me qytetin e Durrësit duke zbuluar se djali i saj i vogël mban emrin e gjyshit, Mirush.

Bashkëpunëtorët me të cilët ndau orët e gjata të punës vlerësojnë talentin e Mirushit në skenë por edhe vlerat njerëzore.

Mirush Kabashi u nda nga jetë më 5 dhjetor të vitit të shkuar në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një karrierë të gjatë, me një kontribut të çmuar. Numëron rreth 100 role në teatër dhe filma ndërsa është vlerësuar me shumë tituj ndër ta “Nderi i Kombit”, “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!