Barcelona, Gundogan me tone të larta ndaj shokut të skuadrës: Na penalizoi të gjithëve

schedule15:06 - 17 Prill, 2024

schedule 15:06 - 17 Prill, 2024

Barcelona u përmbys në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Champions League ndaj PSG me parizienët që triumfuan me shifrat 1-4.

Në fakt, ndeshja nisi në mënyrë të përkryer për spanjollët që kaluan në avantazh me Raphinhan.
Barcelona u përmbys në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Champions League ndaj PSG me parizienët që triumfuan me shifrat 1-4.

Në fakt, ndeshja nisi në mënyrë të përkryer për spanjollët që kaluan në avantazh me Raphinhan.

Por, një karton i kuq nga Ronald Araujo në minutën e 29, kompromentoi ndeshjen e të besuarve të Xavi Hernandez teksa më pas nisi përmbysja e francezëve.

Pas sfidës, Ilkay Gundogan nuk e kurseu shokun e skuadrës, duke theksuar se ndoshta do të ishte më mirë nëse Araujo do ta kishte shmangur ndërhyrjen ndaj Barcola.

“Jam shumë i zhgënjyer, kualifikimi ishte në dorën tonë, por ia dhuruam kundërshtarëve në mënyrën më të lehtë. Është pak e vështirë të mendosh se çfarë të bësh në momente si ai i Araujos, por nëse zgjedh të ndërhysh duhet të jesh i sigurt se do të kapësh topin.

Në të kundërt është më mirë që të pësosh gol, apo edhe ta lejosh kundërshtarin të dalë vetëm për vetëm me portierin pasi nuk dihet nëse Barcola do të shënonte me siguri. Mendoj se duhej që Araujo t’i dhuronte mundësinë portierit që të ndërhynte.

Kur mbetëm me një lojtar më pak u “vra” ndeshja”, u shpreh Gundogan, që për më tepër shtoi se edhe në rastin e golit të Vitinhas, ishte sërish mbrojtja që gaboi pasi vonoi të mbulonte në goditjen e portugezit./ h.ll/abcnews.al