Vau i Dejës/ Operacion kundër trafikut të kultivimit të kanabisit, arrestohet 47-vjeçari

schedule09:11 - 17 Prill, 2024

schedule 09:11 - 17 Prill, 2024

Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pas një operacioni të zhvilluar kundër prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, kanabis.

Operacioni i koduar “First step” është finalizuar pas një hetimi disa javor. Ndërsa u sekuestruan gati 2 mijë fara kanabisi.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë;

Vau i Dejës/Operacione policore të njëpasnjëshme për të parandaluar dhe goditur që në fazë fillestare, tentativat për kultivim të bimëve narkotike.

Si rezultat i një hetimi disa javor, finalizohet operacioni policor i koduar “First step”. Sekuestrohen 2000 fara cannabisi.

Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga poseduesi i farave, i cili synonte t’i shiste ato, me qëllim kultivimin.

Si rezultat i një hetimi proaktiv, të ndjekur për disa javë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, pas informacioneve nga inteligjenca policore, për goditjen e një rasti të posedimit të farave të cannabisit që do të shiteshin me qëllim kultivimin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës finalizuan operacionin policor të koduar “First step”.

Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga një 47 vjeçar, banues në Gjirokastër.

Nga kontrolli fizik, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi, 2000 fara cannabisi, të cilat synonte t’i shiste me qëllim kultivimin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!