Tjetërsuan mbi 7000 metra katror tokë, kërkohet burg për 3 ish-zyrtarë të Komunës së Bërxullës

schedule11:16 - 15 Prill, 2024

schedule 11:16 - 15 Prill, 2024

TIRANË- Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar Gjykatës caktimin e masës “arrest në burg” për 3 ish-zyrtarë të Komunës së Bërxullës dhe një personi të katërt për tjetërsimin e një  sipërfaqe toke prej 7500 m2 në  Bërxullë.

Sipas hetimeve të përfshirë në këtë skemë janë ish-kryetari i komunës, Ymer Marku, ish-kryeplaku i Bërxullës dhe ish-përgjegjësi i zyrës së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të tokës, që akuzohen për shpërdorim  detyre.

Prokuroria e Tiranës kërkoi masën “arrest me burg” për:

Ymer Marku, Kujtim Balliu (ish- kryeplaku ), Agim Loci (ish-përgjegjësi i zyrës së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës), dhe shtetasi Kujtim Allmeta.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!