Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin urdhëroi të dielën që të rriten masat e sigurisë në vendet e adhurimit hebre, si dhe në shkollat hebraike. Vendimi erdhi pas sulmit të drejtpërdrejtë e të paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit dhe përpara Pesach, Pashkës hebreje.
Me afrimin e Pesach (22-30 prill), ai gjithashtu u bëri thirrje atyre që t’u kushtojnë “vëmendje” të veçantë shërbimeve dhe tubimeve që tradicionalisht mbledhin shumë njerëz.
Darmanin theksoi se mori këto vendime për shkak të “nivelit shumë të lartë të kërcënimit”, “mbajtjes së veprimeve antisemitike ” në Francë, si dhe vazhdimit të “tensioneve në nivel ndërkombëtar”, mbi të gjitha “sulmit të Iranit ndaj Izraelit”.
/abcnews.al