Reshjet e shiut, probleme në Gjirokastër, Durrës dhe Vlorë

schedule18:05 - 4 Nëntor, 2019

schedule 18:05 - 4 Nëntor, 2019

Reshjet e mëngjesit sollën problemet e para në Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër. Në Lazarat përroi i Sopotit doli nga shtrati, ndërsa në Delvineë u shemb ura duke izoluar mbi 200 banorë. Në Durrës dhe Vlorë tragetet do ankorohen me vonesë.

Në disa rrugë të Durrësit  pati prani uji, ndërsa në zonat periferike situate u paraqit me problematike nga reshjet.

Vështirësi në lundrim patën edhe dy tragete e linjës Bari-Durrës të cilat pritet të ankorohen me disa orë vonesë për shkak të detit të dallgëzuar, ku forca arrin deti në 7 ballë.

Nga stuhitë përroi i Spototit në Lazarat doli nga shtrati.

Emergjencat civile dhe punonjës të bashkisë së Gjirokastrës u gjendën në terren për të normalizuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Ndërkohë liqeni i Viroit në Gjirokastër rrezikon të dalë në rrugën nacionale. Një situatë problematike u paraqit edhe në fshatin Vanë të Delvinës ku është shembur ura duke izoluar rreth 200 banorë.

Kjo urë prej vitesh ka qenë një problem për banorët e zonës.

Edhe në Vlorë është pezulluar udhëtimi i tragetit të linjës Vlorë -Brindisi për ditën e hënë. Trageti e ka të pamundur lundrimin për shkak të erës së fortë dhe fuqisë së madhe të detit, e cila shkon deri në 7 ballë.

Ai po qendron i ankoruar në portin e Brindisit deri në përmirësimin e kushteve atmosferike. Në zonën e Kurbinit u raportua për një problem vetëm në zonën e nënkalimit të autostradës në Fushë Mamurras.

Disa nga mjetet kanë ndryshuar drejtim ndërsa pjesa tjetër kanë kaluar me vështirësi. /abcnews.al

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!